Fondacioni Klodiana Ajazi

"Të shpëtosh sikur edhe një jetë, është shumë..."

Ky fondacion është ngritur në nder të Klodiana Ajazi-t, një vajzë e cila ndërroi jetë në moshën 32 vjeçare, në muajin e 7 të shtatëzënisë si pasojë e një komplikacioni.
Klodi ishte sipërmarrëse në biznes, Drejtoreshë dhe bashkëthemeluese e Dhomës Ekonomike të Gruas në Shqipëri, dhe tepër e angazhuar në jetën sociale.
Një sëmundje e fshehur, e cila iu shfaq gjatë shtatëzënisë i mori jetën asaj dhe bebes së saj, ndonëse luftoi për rreth 2 muaj të vështirë për jetën.

Artikuj të rëndësishëm

Rreth sëmundjeve të fshehura

Ndër misionet kryesore të këtij fondacioni është të informojë publikun si dhe të bëjë fushatë sensibilizuese ndaj shtresave që preken apo organeve mjekësore përkatëse për ti kushtuar një vëmendje të veçantë sëmundjeve të rralla që mbart trupi i njeriut.

Lexo më shumë

Përveç kësaj, ky fondacion do të ofrojë dhe suport (konsultë) pa pagesë, mjekësore dhe ligjore, për personat në nevojë dhe që nuk kanë mundësi të kryejnë ekzaminime të tilla apo nuk kanë informacionin e duhur për të vepruar në të tilla raste.

Engjëlli im

Ky libër është shkruar në kujtim të Klodiana Ajazi-t nga bashkëshorti i saj. Formati i tij është prozë-roman dhe përshkruan mes emocionesh të forta historinë sa të bukur dhe të dhimbshme të jetës së Klodit, deri në luftën finale.

Përveç qëllimit për të lënë një kujtim të paharrueshëm, ky libër ka si qëllim që të mbledhë kontribute* të cilat do të shkojnë për bamirësi, në përputhje me kauzën e këtij fondacioni dhe për të ndihmuar njerëz në nevojë.

(*Marrja e një libri do të konsiderohet donacion ndaj fondacionit.)

Libri mund të porositet online dhe të dërgohet me postë, ose mund të gjendet në libraritë :

Tiranabook

Tirana Times

Libri mund të porositet edhe online (pagesa e kontributit në dorëzim ose mund të kryhet me transfertë direkt në llogaritë e fondacionit).