Sipas raportit të organizatave kryesore ndërkombëtare mbi studimin e kryer për vdekshmërinë gjatë ose për shkak të shtatzënisë ka rezultuar se mesatarisht ndodh që një grua vdes çdo dy minuta.
Lexo më shumëKy fondacion është ngritur në nder të Klodiana Ajazi-t, një vajzë e cila ndërroi jetë në moshën 32 vjeçare, në muajin e 7 të shtatëzënisë si pasojë e një komplikacioni.
Klodi ishte sipërmarrëse në biznes, Drejtoreshë dhe bashkëthemeluese e Dhomës Ekonomike të Gruas në Shqipëri, dhe tepër e angazhuar në jetën sociale.
Një sëmundje e fshehur, e cila iu shfaq gjatë shtatëzënisë i mori jetën asaj dhe bebes së saj, ndonëse luftoi për rreth 2 muaj të vështirë për jetën.
Qëllimi i Fondacionit “Klodiana Ajazi” është të ndihmojë, sensibilizojë e konsultojë njerëzit për marrjen e masave paraprake dhe parandalimin e komplikacioneve të njëjta apo të ngjashme gjatë shtatëzënisë.
Një nga misionet e këtij fondacioni është të informojë njerëzit pikërisht për sëmundje të rralla që shfaqen gjatë shtatëzënisë dhe mënyrën se si mund ta konstatosh. Nuk janë të pakta rastet e komplikacioneve të tilla, kur trupi gjatë shtatëzënisë mund të shfaqë sëmundje të fshehura dhe të rralla të cilat nuk evidentohen nga kontrollet rutinë.
Ky fondacion do të ofrojë dhe suport (konsultë) pa pagesë, mjekësore dhe ligjore, për personat në nevojë dhe që nuk kanë mundësi të kryejnë ekzaminime të tilla apo nuk kanë informacionin e duhur për të vepruar në të tilla raste.
Ashtu sikurse ka qenë “misioni” i Klodit në këtë jetë për të bërë mirë e për të ndihmuar të tjerët, ashtu do të jetë dhe misioni i këtij fondacioni.
Emertimi i Llogarisë: |
FONDACIONI KLODIANA AJAZI OJF |
Emri i bankës: |
UNION BANK |
Numri i Llogarisë: |
196858591020125 |
IBAN: |
AL82214111680196858591020125 |
Kodi Swift |
UNALALTRXXX |
Monedha |
EURO |
Emertimi i Llogarise: |
FONDACIONI KLODIANA AJAZI OJF |
Emri i bankës: |
UNION BANK |
Numri i Llogarisë |
196858591020114 |
IBAN |
AL88214111680196858591020114 |
Kodi Swift |
UNALALTRXXX |
Monedha |
LEK |
Sipas raportit të organizatave kryesore ndërkombëtare mbi studimin e kryer për vdekshmërinë gjatë ose për shkak të shtatzënisë ka rezultuar se mesatarisht ndodh që një grua vdes çdo dy minuta.
Lexo më shumëNdër misionet kryesore të këtij fondacioni është të informojë publikun si dhe të bëjë fushatë sensibilizuese ndaj shtresave që preken apo organeve mjekësore përkatëse për ti kushtuar një vëmendje të veçantë sëmundjeve të rralla që mbart trupi i njeriut.
Lexo më shumëPërveç kësaj, ky fondacion do të ofrojë dhe suport (konsultë) pa pagesë, mjekësore dhe ligjore, për personat në nevojë dhe që nuk kanë mundësi të kryejnë ekzaminime të tilla apo nuk kanë informacionin e duhur për të vepruar në të tilla raste.
Ky libër është shkruar në kujtim të Klodiana Ajazi-t nga bashkëshorti i saj. Formati i tij është prozë-roman dhe përshkruan mes emocionesh të forta historinë sa të bukur dhe të dhimbshme të jetës së Klodit, deri në luftën finale.
Përveç qëllimit për të lënë një kujtim të paharrueshëm, ky libër ka si qëllim që të mbledhë kontribute* të cilat do të shkojnë për bamirësi, në përputhje me kauzën e këtij fondacioni dhe për të ndihmuar njerëz në nevojë.
(*Marrja e një libri do të konsiderohet donacion ndaj fondacionit.)
Libri mund të porositet online dhe të dërgohet me postë, ose mund të gjendet në libraritë :
Tiranabook
Tirana Times
Libri mund të porositet edhe online (pagesa e kontributit në dorëzim ose mund të kryhet me transfertë direkt në llogaritë e fondacionit).